Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë ka publikuar disa kritere për mundësi për praktikë tre-mujore në parlamentin gjerman.
Sipas njoftimit të tyre, bursistat janë të përfshirë në mënyrë aktive në punën e zyrës së një anëtari të Bundestag.
Njoftimi i plotë:
Mundësi për praktikë tre-mujore në parlamentin gjerman
Parlamenti gjerman (Bundestag) shpërndan çdo vit Bursat Parlamentare Ndërkombëtare (IPS) për të rinj të kualifikuar që janë të hapur për ide të reja, të interesuar në politikë dhe që dëshirojnë të luajnë një rol aktiv dhe të përgjegjshëm në formësimin e së ardhmes demokratike në vendin e tyre.
IPS-ja ëhtë një praktikë tre-mujore me një anëtar të Bundestag. Bursistat janë të përfshirë në mënyrë aktive në punën e zyrës së një anëtari të Bundestag. Ata gjithashtu janë regjistruar si studentë në Universitetin Humboldt në Berlin në semestrin e verës dhe, nëse dëshirojnë, si studentë me kohë të pjesshme në një nga universitete të tjera.
Këto janë kriteret për pranim:
- Shtetësia e Kosovës
- Studime të përfunduara universitare (B.A., B.S., M.A., diplomë, master ose doktoraturë) në çdo lëndë
- Njohuri shumë të mira të gjuhës gjermane (të paktën niveli B2)
Interes i theksuar në kontekstet politike dhe shoqërore, si dhe në historinë gjerman
- Angazhimi sociopolitik
- Nën 30 vjeç në fillim të bursës
Afati i fundit i aplikimit është 31 korriku.
Më shumë informacion në lidhje me procedurat e aplikimit mund të gjenden në faqen e internetit:
Gjermanisht: https://pristina.diplo.de/xk-de/themen/kultur/ips/2337936
Shqip: https://pristina.diplo.de/xk-sq/themen/kultur/ips/2453952
Serbisht: https://pristina.diplo.de/xk-sr/themen/kultur/ips/2338046
https://pristina.diplo.de/xk-de/themen/kultur/ips/2337936?fbclid=IwAR2acexBVx_tyV_Dax3KI2yLyKqLZBSwcsYCJtvn3dUmAFuy_VT3-9pa8DE