Me qenëse jemi në stinën e verës, ku edhe temperaturat e larta janë prezente, dikush në Prishtinë ka vendosur një bidon me ujë dhe aparatin përcjellës, ku qytetarët e shumtë mund të pinë ujë dhe të freskohen gjatë këtyre ditëve të ngrohta, shkruan Gazeta Botapress.info
Një veprim i tillë është mirëpritur nga qytetarët në rrjetet sociale.Temperaturat e larta shkarkojnë dehidrim te njeriu, dhe konsumi i sa me shumë lëngjeve është më se i nevojshëm.
Dehidrimi është një gjendje e cila krijohet pasiqë trupi të ketë humbur më shumë ujë sesa që ka konsumuar. Ky çrregullim e prish balancin e nivelit të kripës dhe sheqerit në gjak, gjë që ndikon në funksionet tjera të trupit.
Dy të tretat e trupit të njeriut përbëhen nga uji ndërsa mungesa e ujit shkakton çrregullim total në trup dhe mund të ketë pasoja të rënda.
Qytetari që e ka vendosur bidonin në rrugë ka shkruar: “Mund të pini ujë. Faleminderit!”./Botapress.info/