Nënkryetari i degës së PDK’së në Pejë, Arton Muhaxhiri, është shprehur se lideri i VV’së njëherësh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e njeh asnjë proces historik që ka kaluar Kosova, përcjellë Gazeta Botapress.
Muhaxhiri këto kritika ka bërë në Facebook’, duke shkruar se përkundër faktit se është kryeministër, Kurti nuk e njeh as Kosovën shtet, sipas tij, Kurti duke mos ia njohur proceset historike nuk mund ta njohësh as shtetin si të tillë.
“Albini nuk e njeh asnjë proces historik që ka kaluar Kosova, ku pjesë e tyre nuk ishte ai vetë; as luftën, as çlirimin, as pavarësinë dhe asnjë zhvillim tjetër që ka ndodhur gjatë dy dekadave të fundit”, ka shkruar Muhaxhiri, në një postim në Facebook.
Ndryshe, Muhaxheri është njohës i mirë i Vetëvendosjes, pasi për disa vite ka qenë pjesë e këtij subjekti.
Postimi i plotë:
Albini nuk e njeh asnjë proces historik që ka kaluar Kosova, ku pjesë e tyre nuk ishte ai vet; as luften, as çlirimin, as pavarsin dhe asnjë zhvillim tjetër që ka ndodh gjatë dy dekadave të fundit.
Edhe pse është kryeministër Albin Kurti nuk e njeh as Kosoven shtet, sepse duke mos ia njohur proceset historike nuk mund ta njohësh as shtetin si të tillë./gazetametro.net