Vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës për të shpërndarë 100 euro për çdo fëmijë deri në moshën 16 vjeç dhe për pensionistët ka nxitur reagime në opinion. Ekonomisti dhe njohësi i politikave publike, Shenoll Muharremi e quajti vendimin e Qeverisë “korrupsion të pastër elektoral” dhe një përpjekje për të blerë vota në prag të zgjedhjeve.
Sipas tij, vendim është një tregues i dorëzimit të Kurtit pasi, sipas tij, ai tashmë “e ka kuptuar që nuk mund të mbajë përkrahjen e madhe, dhe tashmë po e tradhton veten dhe idealet e tij të forta për pushtet.”
Muharremi kujtoi se gjatë mandatit të Kurtit, deficiti në mallra ka arritur gati 20 miliardë euro, ndërsa shtoi se “shpërndarja e parasë publike pa asnjë llogaridhënie, veçanërisht në kohë zgjedhjesh, nuk është asgjë tjetër përveç një abuzim dhe keqpërdorim i pushtetit për interesa të ngushta.”
Reagimi i plotë:
Korrupsion i Pastër Elektoral: 100 EURO Vota
Të vjen keq që ka ardhur dita të shohësh dikë si Albin Kurti dhe LVV duke shpërndarë paranë e popullit për dy-tre vota më shumë në zgjedhje. Sot kam parë shifrat e tregtisë së Kosovës për muajin e fundit. Plot 473,000,000 euro ishte deficiti apo humbja në mallra për një muaj. Për një orë, humbja gjatë nëntorit arrin 15 milionë euro.
Gjatë mandatit të Kurtit, deficiti në mallra ka arritur gati 20 miliardë euro. Normalisht njeriu pr…
21
|
2
|
4
|