Na del Hekuran Murati në TV për t’u dhënë sihariqin e madh për pensionistët, se qeveria e Kurti e ka kalua Ligjin për pranimin e viteve të vitet e ’90 ngase Gjykata Kushtetuese i ka cilësuar këto vite si diskriminuese.
Po vitet e ’80 a nuk ishin diskriminuese zotëri Murati?
Në vitet e ’90 vetëm i larguan, ndërsa në vitet e ’80 i burgosën izoluan, jo vetëm i larguan por as që i lanë shqiptarët e Kosovës të punësoheshin e studioshin, pa vërtetimet e përshtatshmërisë Ideo-Politike, të cilin vërtetim e lëshonte Komiteti Komunist i Jugosllavisë, ku përveç shqiptarëve lojal dhe që shin në shërbim të Serbisë, asnjë shqiptar tjetër nuk ka mund ta marrë këtë vërtetim.
Pas demonstratave studentore të vitit 1981, mbi 500.000 shqiptar të Kosovës u burgosun u maltretuan, u larguan nga puna e fakultetet, u izoluan intelektualet shqiptar, shumë student e veprimtarë u shpallën separatist e irredentistë dhe mu në ato kohë nxorën Vendimin se pa vërtetim e përshtatshmërisë ideo-politike nuk mund të punësohesh dhe studiosh
Që del se vitet e ’80 ishin ligje me diskriminuese për popullin shqiptarë të Kosovës.
Po ku mbeten vitet nga 1999 deri në vitin 2002, të cilat vite ishin edhe pa trust edhe pa u llogaritë si vite kontribut – dhënëse, kur dihet se trusti filloi të aplikohet në vitin 2002.
Po pse vendet e tjera evropiane si Austri paguan pensionin për aq vite sa ke punuar, për shembull një vendasi im për dy vite pune në Austri merr pension 180 euro.
Pse nuk paguhen vitet aq sa ke punuar për shembull unë kam 12 vite 4 muaj e 22 ditë dhe marr pension 100 euro edhe pse kam punuar në arsim dhe institucionet shtetërore për 34 vite, po ashtu nuk besojë se në ndonjë vend doktori i shkencave merr pension 100 euro?!
Pa sigurime shëndetësore, ku ky pension qeveritar për pensionistët nuk mjafton as për sigurimin e barnave të nevojshme për ta.
Pse nuk hiqet ky dreq 15 vjeç-eshi i kohës së serbit dhe UNMIK-ut, tani jemi shtet dhe duhet ndërruar këto ligje diskriminuese.
Vetëm gjatë qeverisë “Kurti 1” pati një ngritje pensionesh prej 10 eurosh, por nga dita në ditë kemi rritje norme të çmimeve të çdo produkti si: derivateve të naftës, pemëve e perimeve, artikujve ushqimor dhe veshmbathjes, energjisë elektrike dhe ilaçeve, kemi edhe rritje rrogash dhe të pagës minimale etj., kurse pensionet po ato, 100 euro dhe pikë.
Pensionistet janë të kënaqur dhe falënderues ndaj deputeteve Rezarta Krasniqi dhe dr. Shemsidin Dreshaj, të cilët kanë ngritur zërin për çështjen e pensionistëve për tu trajtuar drejtë.
Me të vërtetë goxha lajm na solli populisti Hekuran, se qeveria paska menduar edhe për pensionistet se ka kaluar ligji i njohës së viteve të ’90-ta, kjo çështje duhet trajtuar e analizuar mirë e mirë pa ku hi në hak askujt, ngase duhet kategorizuar sipas viteve të përvojës së punës, prej 5-10 dhe prej 10-15 vite, sipas viteve dhe shkalla e pensionit të paguhet, e jo me na krahasuar me ata që nuk e kanë asnjë ditë përvojë pune.
Ngase kjo lojë që po behët me pensionistet nga këndvështrimin im është i gabuar e i padrejtë dhe minimumi që duhej bërë është kategorizimi sipas viteve të përvojës së punës dhe absolutisht trajtimi i sheshtë siç po ndodh deri me tani!