Kaluan 22 vite pas luftës, por të gjitha parti që qeverisë Kosovën, i bënë e po i bëjnë bisht kategorisë se pensionistëve, duke e lënë anash, ngase për pensionistet e pensionet nuk kanë ndërmarrë asnjë hap në ndryshimin e legjislativit për t’i analizuar rrethanat e viteve të ’80 e ’90, ata që e lëshuam punën si kërkesë e kohës, mbetem pa paga, ndërsa, ata që mbeten në punë si shqiptarë të ndershëm ose luajal të pushtetit morën paga, të njëjtit edhe sot marrin pensione ngase i kanë nga 15 vite stazh pune të kohës së Serbisë. Atëherë të privilegjuar edhe sot të privilegjuar !
Nuk po njihen diplomat e shkollimit në Kosovës ngase kërkohen diplomat e kohës së serbit, parashtrohet pyetja se këto pension a paguhen nga buxheti i Serbisë apo i Kosovës, pse duhet të kërkohet çdo gjë e kohës së serbit të viteve ’80-’90-të?
Pensionistet të cilët punuan një jetë të tërë, të cilët i dëgjuan udhëzimet e alternativës kosovare, të cilët lanë punën ose u larguan me dhunë nga vendet e punës, atëherë mbeten pa paga sot kanë mbetur me pensione ose me pensione shumë qesharake duke u krahasuar me ata që nuk punuan asnjë ditë ose edhe me e çuditshme është se ata që punuan si shqiptar të ndershëm, atëherë i gëzuan pagat, kurse sot i gëzojnë pensionet e plota ngase e kanë stazhin 15 vjeçar të punës, të kërkuara sipas ligjeve të Kosovës.
Po ashtu, atë kohë kërkohej edhe vërtetimi i përshtatshmërisë ideo-politikë, pa të cilën as nuk ke mundur të regjistrohesh në ndonjë fakultet e as të punësohesh në ndonjë ndërmarrje që do të thotë se janë regjistrua nëpër fakultete dhe janë punësuar vetëm ata që kishin përshtatshmëri të mirë ideo-politike ose luajal të pushtetit serb, pra të përndjekurit mbetën pa punë e arsimim atëkohë, ndërsa sot edhe pa pensione!?
Pensionistet të cilët punojnë në vendet e Evropës, Amerikës, Australisë etj,. marrin me qindra e mira euro pensionet e shteteve në të cilat punuan, po ashtu marrin edhe pensionin e Kosovës, tek ne në Komunën e Dragashit, ku funksionojnë normalisht institucionet paralele të Serbisë, pa i shqetësuar askush, punëtorët e komuniteti goranë marrin edhe paga nga Serbia edhe nga Kosova, marrin pensione edhe nga Serbia edhe nga Kosova.
Pra, ne pensionistet e Kosovës trajtohemi në një mënyrë të çuditshme, për shembull në shtete e jashtme për aq se ke punuar, për aq e merr edhe pensionin për shembull babai im ka punuar 2 vite në Austri për aq edhe ka marr pension, pse këtu vlen vetëm ata që i kanë nga 15 vite në kohën e Serbisë, e habitshme dhe e çuditshme ngase secila parti para zgjedhjeve në fushatat e tyre e kanë si prioritet edhe rregullimin ligjor të pensioneve por pas zgjedhjeve dhe me marrjen e pushtetit, pushtetarët për këtë kategori ashtu si ata të mëparshmit sillnin vetëm zhgënjimin për ta e asgjë më shumë!?
Isha student i fakultetit të mjekësisë, me 1981, me larguan pa të drejtë shkollim, vëllai im Sabahadin dy herë e përjashtuan nga shkolla e mesme kinse iu ka fishkëllyer policisë serbe, u burgos, u rrah e u malltretua, i cili përfundojë në spital, babi im i cili punonte për kafshatën e gojës dhe familjes së tij në Zvicër, për çdo pushim i’a merrnin pasaportën duke i bërë trysni për të bashkëpunuar me ta.
Serbët me 1999 ma dogjën shtëpinë, kurse me 2001, shqiptarët me shpirt serbi ma vendosën trotil që pësojë truma familja ime, ku pas pak vite vdiq shumë e re nëna im, po ashtu edhe dëmet materiale ishin shumë të mëdha.
Unë jam doktor i shkencave të historisë edhe etnologjisë, pa asnjë ditë punë në universitet ose në ndonjë kolegj, ngase profesorët universitar mbani nga disa vende punë me aq sa kam lexuar deri në tetë sish, kur do të ndaloni këtë dukuri anormale?
Isha kryetari i Këshillit të Financimit dhe i Nënës Terezë, por në shtetin tonë këto nuk po pinë ujë, ngase duhet ti kesh 15 vite stazh pune të Serbisë, diploma të kohës së Serbisë etj.
Kjo anomali duhet të rregullohet sa më parë, që edhe pensionistet e Kosovës ta bëjë një jetë normale si gjithë bota e civilizuar.