[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Muhamedin Kullashi sqaron “Fenomenin Trump”



Ish ambasadori i Kosovës në Francë ka thënë se Donald Trump president i Amerikës ka krijuar paqartësi në radhët e republikanëve dhe paraqet paradoks në vetvete

 

Profesori Muhamedin Kullashi, në Zona B të Klan Kosovës, ka thënë se zgjedhja e Donald Trump president i ShBA-së është rrjedhojë e një populizmi paradoksal.

Ai ka deklaruar se është kontradiktore vota që ka marrë Trump në raport me atë cka përfaqëson ai si individ, njofton Klan Kosova.

“Nëse shkojmë në Amerikë, shohim se atje republikanët janë të hutuar nga ‘Fenomeni Trump’. Pikërisht sepse atje tradita republikane ka qenë e fortë. Trump ka arritur të hutojë opinionin”.

“ShBA-ja është shtet aleat dhe mbështetje e fortë për Kosovën. Është mirë që kjo është dhënë edhe nga kjo administratë”.

“Fenomeni Trump është trajtuar në nivele të ndryshme. Fjala me të cilën përshkruhet është ‘populizëm’. Duket që një pjesë e madhe e votave për të janë nga shtresa e lënë anash. Por ai vet është miliarder, i preokupuar kryesisht me rritjen e pasurisë së tij. Kultura politike në të dy anët ka qenë e mangët”.

Kullashi më tutje ka thënë se nuk pret që djathtistët ekstremë të drejtuar nga Marine Le Penn të fitojnë në zgjedhjet presidenciale në Francë, pasi e djathta dhe e majta do ta bllokojnë këtë rrugë.

“Nuk besoj që Marine Le Penn do të bëhet presidente. Nuk besoj që do ta fitojë raundin e parë, madje. Është fakt që ka marrë hov populizmi nacionalist të cilin e mishëron ajo. Por edhe kur ajo ka fituar në zgjedhjet regjinale disa departamente, sepse marrëveshjet e të djathtës dhe të majtës e kanë bllokuar. Ajo ka gjetur një shtrirje, cuditërisht tek klasa punëtore”.