Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, ka kërkuar nga NATO, SHBA’ja dhe BE’ja që të ndërmarrë veprime pas arrestimit të gazetarit Bjellorus, Roman Protasevich, nga pushteti i vendit repsektiv.
MPJ, nëpërmjet një postimi në llogarinë zyrtare në ‘Tëitter’, ka parashtruar këtë kërkesë, duke argumantuar se Putini po bëhet çdoherë e më shumë agresiv në vendet perëndimore.
“Putini po bëhet më agresiv, duke shfrytëzuar dobësimin e Perëndimit. Pa aprovimin e Putinit, nuk do kishte sulme të Bjellorusisë ndaj aeroplanit…”, është thënë ndër të tjera në postim.
Tutje, në postimin e MPJ’së është përmendur edhe armatimi që ka siguruar Serbia së fundmi nga Rusia.
“[Pa Putinin], nuk do kishte kërcënime nga Vuçiqi, e as 30 tanka të reja për Serbinë. NATO, SHBA’ja dhe BE’ja duhet të ndërmarrin veprime që të mbrojnë miqtë e tyre. Kosova është gati”, përfundon postimi.
Reagimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës vjen pas arrestimit të gazetarit bjellorus, Roman Protasevich, nga pushteti bjellorus gjatë ditës së djeshme.
Një aeroplan që po vinte nga Athina, e cila po barte në mesin e pasagjerëve edhe gazetarin Protasevich, u detyrua nga autoritetet bjelloruse që të ateronte në territorin e tyre, në mënyrë që më pas të arrestohej disidenti Prostasevich.
https://twitter.com/MFAKOSOVO/status/1396889791606759436?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1396889791606759436%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fkosova-eshte-gati-mpj-kerkon-veprime-nga-shba-dhe-be-kunder-rusise-pas-arrestimit-te-gazetarit-bjellorus%2F