• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

MPJ: Katër kosovarët me të cilët kemi qenë në kontakt janë evakuar nga Afganistani

nga Bota Press
19 Gusht, 2021
në Aktuale
ShareShareShare

Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se katër shtetas të Kosovës janë evakuar nga Afganistani. MPJD përmes një komunikate për media ka thënë se kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejt me shtetasit kosovarë atje.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), bënë të ditur se katër shtetasit e Kosovës me të cilët ka qenë në kontakt të drejtpërdrejt dhe ju është ofruar ndihmë pas përshkallëzimit të situatës në Afganistan, janë evakuuar.Që nga përshkallëzimi i situatës atje, MPJD-ja ka qenë e angazhuar për të identifikuar dhe ndihmuar shtetasit e Kosovës me qëllim të largimit sa më të shpejt nga Afganistani.MPJD-ja vazhdon ta mbaj të hapur linjën emergjente me numër +383 45 492 316, dhe është në dispozicion tu ofroj ndihmë të gjitha rasteve të reja që eventualisht mund të lajmërohen në periudhën në vijim”, thuhet në komunikatë.

Institucionet e Kosovës janë deklaruar se janë duke bërë përgatitjet e duhura logjistike e teknike, por edhe të sigurisë dhe sociale për strehimin dhe mbrojtjen e qytetarëve nga Afganistani.

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar nga Kosova që të pranojnë një pjesë të punëtorëve afganë që kanë punuar me forcat e huaja, mirëpo që tash ndihen të pasigurt pasi vendi është marrë nën kontrollin e talibanëve.

Deri më tani ende nuk dihet se sa do të jetë numri i afganëve që do të qëndrojnë në Kosovë, derisa t’iu përfundojnë procedurat e vizave amerikane.

Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, për dhënien e mbrojtjes së përkohshme dhe të menjëhershme personave të rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan.

Kryeministri Albin Kurti tha të martën se detajet e strehimit të qytetarëve të Afganistanit në Kosovë janë duke u diskutuar me Shtetet e Bashkuara.

Ekipi nga Kosova, i përbërë ne krye me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe shefin e kabinetit të kryeministrit, Luan Dalipi, tha Kurti, janë në diskutime me partnerët dhe aleatët amerikanë lidhur me çështjen e strehimit të afganëve.

“Kosova ka SHBA-në aleaten kryesore dhe partneren strategjike të pazëvendësueshme. Çështja e strehimit të refugjatëve nga Afganistani, përveç aspektit të solidaritetit humanist nga ana jonë, e ka gjithashtu dimensionin e aleancës dhe partneriteti me SHBA-në. SHBA-ja na kanë mbështetur dhe përkrahur në vazhdimësi dhe kjo është vetëm një pjesë e vogël e kontributit tonë përkundër ndihmës dhe mbështetjes së madhe për popullin tonë”, ka thënë Kurti.

Tags: AfganistaniMPJ

Të ngjashme

Aktuale

Kurti për CNN: Nuk do t’ia dorëzoj Kosovën milicive fashiste që admirojnë Putinin

nga Bota Press
30 Maj, 2023
Aktuale

Përleshje mes shqiptarëve dhe serbëve në Austri, ka pasur edhe të shtëna armësh

nga Bota Press
30 Maj, 2023
Aktuale

Shpërthim në orët e vona në Zveçan

nga Bota Press
30 Maj, 2023
Aktuale

Dje krenoheshin sot po heshtin Osmani e Kurti: FSK përjashtohet nga ushtrimet e NATO-snë rajon: Defender 2023

nga Bota Press
30 Maj, 2023


Lajmet e fundit

  • Për herë të parë Bebe Rexha ka gati këngën ne gjuhën shqipe
  • Shpend Ahmeti: Asnjë helikopter s’e ka shteti i Kosovës në rast të ndonjë krize
  • Rron Gjinovci “shkrihet” me intervistën e Kurtit në CNN: Kryevepër
  • Borrell: Mirëpres zbarkimin e 700 forcave të NATO-s në Kosovë, qetësia të rivendoset menjëherë
  • Zeqiri: Do t’i dëgjoj rekomandimet e ShBA’së, sot e kam ushtruar detyrën në Çabër

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.