[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Mourinho në ndjekje të rekordit të Fergusonit (Foto)



Manchester United ka shënuar fitoren e radhës në Premierligë

Skuadra e Manchester Unitedit mposhti 2:0 West Hamin në udhëtim, me golat e Juan Matas dhe Zlatan Ibrahimovicit.

Kjo ishte fitorja e gjashtë më radhë në Premierligë dhe ndeshja e 13 më radhë në të gjitha garat që Unitedi i Jose Mourinhos nuk pëson humbje.

Kjo është ecuria më e mirë e Unitedit, që nga viti 2013 kur skuadrën e drejtonte Alex Ferguson, i cili kishte shkuar në 18 ndeshje pa humbje. /Express/