[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Moti për sot dhe vikend



 

Prishtina Weather ka publikuar parashikimin e motit për dy ditët në vijim, raporton Gazeta Botapress.info

5.03.2021 – Mbetet mot i butë, fillimisht kryesisht kthjellët dhe me diell. Në perëndim të vendit pjesërisht vranët, e vransirat deri në mbrëmje shtrihen edhe në pjesët tjera të vendit. Temperaturat në vise të ulëta -2C deri 15C, e në vise malore -5C deri 8C. Erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 5-14m/s. Indeksi UV: 4. Indeksi i cilësisë së ajrit shënon përmirësim nga vlera të dobëta zbret edhe në vlera të pranueshme gjatë ditës.

6.03.2021 – Kryesisht vranët dhe më ftohtë e me erë. Herët në mëngjes priten reshje shiu, e nga rrafshi i Kosovës të përziera edhe me reshje bore. Në vise malore borë. Deri në mesditë të reshura pushojnë. Në mbrëmje më ftohtë, vransirat fillojnë të shpërndahen. Temperaturat në vise të ulëta 2C deri 7C, e në vise malore -4C deri 0C. Erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 5-14m/s. Ëindchilli: -5C. Indeksi UV: 4. Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të pranueshme dhe mesatare./Botapress/