Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar për motin që pritet të mbajë në vend sot dhe nesër, raporton Botapress.info
Sipas IHMK’së, këto dy ditë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat më të theksuara do të jenë për rreth relievit malor
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius, derisa ato maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius.
Do të fryjë edhe erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.