Java e parë e tetorit fillon me mot paksa më të ftohtë, me reshje lokale shiu ditën e hënë. Në pjesën e dytë intervale më të gjata me diell dhe rritje të temperaturave, parashikon “Prishtina Weather”.
2.10.2022 – Mot paksa më i ftohtë parashihet të mbajë në ditët e para të javës së parë të tetorit. Ditën e hënë edhe me reshje lokale shiu, e të martën përreth viseve malore me ndonjë rigë shiu, në vise të larta malore edhe ndonjë fjollë bore.
Tentim vrasje në një diskotekë në Graçanicë, plagoset me armë një person
Nga dita e mërkurë do të mbajë mot stabil dhe i thatë, me intervale më të gjata me diell dhe vransira kalimtare, që kryesisht mund të jenë të shtresave të larta. Temperaturat në rritje.
Ditëve të fundjavës, sipas parashikimeve të fundit, pritet të mbajë mot më i ngrohtë e kryesisht me diell.
Ndotësit ajror mbeten më të shpërndarë ditëve të para të javës, shkaku i kushteve më të volitshme meteorologjike, me ç’rast indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira. Aty këtu në disa stacione mund të ketë rritje të koncentrimeve të grimcave të materies në vlerat e çastit, që shtynë indeksin të kaloj në vlera mesatare dhe të dobëta.
Datat:
3.10 – Mëngjesi fillon me diell. Paradite vransirat shtohen, e nga mesdita priten edhe reshje të shkurta shiu. Në mbrëmje kthjellime.
4.10 – Më ftohtë, me vransira dhe intervale me diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu.
5.10 – Në mëngjes ftohtë, përgjatë ulëtsirave edhe mjegull. Ditën kryesisht me diell.
6.10 – Ftohtë në mëngjes, me mjegull përgjatë ultësirave. DItën intervale më të gjata me diell dhe vransira kalimtare, kryesisht të shtresave të larta.
7.10 – Diell dhe vransira kalimtare.
Temperaturat minimale zbresin edhe deri në 3C e 6C, e ato maksimale zbresin në 14C ditën e martë, mirëpo shënojnë rritje edhe mbi 20C nga dita e premte.
Fillimisht do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare veriu e verilindja 4-12m/s, nga dita e mërkurë e lehtë 1-3m/s.
Shtypja atmosferike shënon rritje të theksuar mbi vlera normale.