[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Moti në Kosovë, ja kur pritet të rriten temperaturat



Sipas Instituit Hidrometeorologjik të Kosovës, fushat me presion të lartë atmosferik të cilat kanë përfshirë vendin do të vazhdojnë të jenë prezentë edhe për gjatë këtyre ditëve. Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe intervale të gjata me diell, transmeton Indeksonline.

Temperaturat maksimale do të jenë në rritje graduale duke përjashtuar ditën e hënë dhe të martën ku maksimalet e ditës do të mbeten të ngjashme me këto ditë të gjysmës së dytë të javës që po e lëmë.

Nga dita e mërkure , temperaturat maksimale do të shënojnë ngritje duke lëvizur nga 5 deri në 11 gradë Celsius, kurse temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5C deri -1 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi  deri në 7m/s.