“Me gjona t’mira me gjona t’bukura”, kjo është shprehja e cila u bë virale nga Genard Hajdini përmes një video që kishte postuar në rrjetet sociale. Tani, Genardi bashkë me motrën e tij, Sonidën, kohën e kalojnë duke përgatitur ushqim dhe duke postuar video.
Pasi kanë përfunduar studimet në Amerikë, atyre gjithmonë iu kanë munguar ushqimet tradicionale. Megjithëse paragjykohen për peshën që kanë, ata këtë fakt nuk e shohin si problem.