Mosekzekutimi i pagave për punonjësit e sektorit publik ka shkaktuar shqetësim të madh te ta.
Indeksonline raportoi më herët se ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Thesarit, Nysret Koca, i ka skaduar mandati ku pa nënshkrimin e këtij të fundit, nuk mund të bëhet asnjë dalje e parasë publike nga llogaritë e shtetit.
E ish-ministri i Financave, Haki Shatri, për Indeksonline ka thënë se me shumë gjasë kjo është arsyeja kryesore se përse nuk ka paga akoma në llogaritë e punonjësve publikë.
Sipas tij, fajtore për këtë është vet Qeveria.
“Disa informata dolën që ka rënë sistemi, a çka po di unë, por pagat shpërndahen me automatizëm nga thesari. Me një urdhëresë, automatikisht çdo shfrytëzuesi i dalin në llogari. Disa informata të tjera janë që, për shkak se drejtorit ekzekutiv i thesarit ka qenë ushtrues detyre, të cilit i ka skaduar afati ligjor që mund ta ushtrojë si ushtrues detyre, para dy-tri ditësh më duket. Personi që ka qenë deri tash, nuk ka të drejt që kur i skadon afati ligjor, të nënshkruajë, sepse bën vepër penale. Kështu që, Qeveria duhet të gjejë një lloj zgjidhje të përkohshme për me e zgjidhë këtë situatë.
Qind për qind fajtore për këtë është qeveria. Para në buxhet ka! Ka mjaftueshëm para në buxhet, sepse të hyrat po rrjedhin normalisht, në bazë të ligjeve në fuqi, ato derdhen në buxhet në bazë të afateve kohore dhe nuk është problem. Çdo vonesë është në faj te administrimi dhe menaxhimi i parasë publike, shumë e thjeshtë. Ato para ekzistojnë, janë aty, të ndara me ligj për buxhetin, dhe tash veç ku po marrin “në thu” këta, me këto veprime të veta, që po mundohen gjithqysh me realizu qëllimet e tyre, qoftë në bazë të ligjit, qoftë duke e shkelur ligjin” tha Shatri për Indeksonline.
Sipas nenit 35 të Ligjit Zyrtarë Publik askush nuk mund të caktohet ushtrues detyre më shumë se një vit.
Ndërkaq, thuhet se çdo vendim i ushtruesit të detyrës pas kalimit të afatit të përcaktuar në paragrafin 3 është i paligjshëm.
Sipas Shatrit, afati kohor për ekzekutim ka skaduar sot në orën 16:00, teksa obligon Qeverinë dhe Ministrinë e Financave të dalin me një sqarim për masën.
“Afati kohor prej orës 4 pasdite ka skaduar. Tash e tutje është vonesë. Për vonesë është fajtor ai që menaxhon me buxhet, në këtë rast, Qeveria, më konkretisht Ministria e Financave. Ata duhet me dalë me një sqarim para opinionit. Qoftë edhe të rrejshëm me e bë, po një sqarim s’kanë qare pa e dhënë. Ama duhet te dihet përse. Me shumë gjasë është kjo çështja e këtij zyrtarit të cilit i ka skaduar mandati dhe s’ka të drejt të nënshkruajë urdhëresë për pagesë, sepse e din që bën shkelje ligjore” deklaroi Shatri.
Ai vlerëson se mosekzekutimi i pagave është një dëm për njerëzit që presin.
“Edhe ashtu pagat janë shumë të ulëta. Është fundi i muajit dhe të gjithë planifikojnë të marrin rrogat. Krejt i presin në sistem, e kur s’dalin pagat patjetër që zhgënjehen, janë nevojat që duhen plotësuar. Është shumë e dëmshme dhe veprim i keq. Nuk është qe s’ka para në buxhet, se para ka” përfundoi Shatri.
Ndërkohë, burimet e Indeksonline brenda Qeverisë së Kosovës, kanë thënë se afati i fundit i ekzekutimit të pagave për zyrtarët publikë është me datën 1, duke mos bërë të ditur ndonjë informacion shtesë për vonesat e pagav