[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Morina: S’ka zgjedhje n’Pranverë. Çdo deputet i PDK’s mundet me qenë pjesë e Speciales! (video)



Botapress, 13 Shkurt

Bajrush Morina, kryeredaktori i Botapress, ne Rrokum Roll ne Televizionin Rrokum ka thane se ne nji gjendje te jashtezakonshme, zgjedhjet e jashtezakonshme tashma nuk permbajne lajm.

Morina ka fole edhe per idene e Thaçit per pajtimin me serbet, ku simbas tij, kjo nisme ma shume asht per interesa politike te tij dhe me ju ba qejfin nderkombetareve.

“Pajtimi duhet me ndodhe por kjo duhet me u ba prej dy paleve, e jo vetem prej Kosove”, ka thane Morina, tue shtue se falje per pajtimin duhet me kerkue ne rene te pare Serbia.

Morina ka shtue se nuk sheh ne horizontin politik te Serbise, paqe e aq ma shume pajtim sa i perket serbeve me shqiptaret e Kosoves, te cilet sikur dihet kane ba krime dhe masakra te medhaja ne vend.

Kurse per zgjedhjet e jashtezakonshme, Morina ka thane se zgjedhjet e tilla, ne Maj apo Qershor ma se paku i konvenojne PDK’s tue dite edhe sinjalin dhe ngritjen e aktakuzave te para ne Pranvere prej Gjykates Speciale.

Por Morina ka theksue se garantues i zgjedhjeve nese veç flitet dhe vendoset per to, asht selia e shejte ne Dragodan, apo si e njohim krejt Ambasada Amerikane ne Prishtine.

Ai ka shtue ne funde se sigurisht se kemi me pase zgjedhje, ngase ky koalicion nuk mundet me çue deri ne fund mandatin e plote.

Per ma shume shihne videon e plote.