Felemnderit, Bashkëautorëve: Bajram Halil Gashi dhe Halil Ahmeti!
Promovimi i kësaj monografije të autorëve të nderuar Bajram Halil Gashi dhe Halil Ahmeti nxjerr në skenë në mënyrë shumë të çartë një dukuri sa interesante aq dhe të quditëshme dhe dhimbëshme. Luftën e pa ndërprerë të shqiptarëve të Dardanisë, sakrificën e tyre shekullore ndaj çdo okupatori për të ruajtur identitetin, dinitetin dhe trojet e tyre dhe servilizimin e përkuljën e pushtetartëve shqiptarë në Shqipëri pa arsye dhe pa asnjë përfitim kombëtarë apo shtetërorë.
Kjo dukuri i ka përcjell shqiptaret në të gjitha etapat e kohës. Secila epokë e përcjell më këtë servilizëm ndaj armikut të përhershëm, kriminel të pa përmirësueshëm serb ka prodhuar pasoja për shqiptaret jashtë kufijëve të Shqipërisë. Në kohën e vrasjeve masive të shqiptarëve të Toplicës, Krushevcit, Nishit e pjesëve tjera të banuara më shqiptarë, ishte Esat Pash Toptani ai miku i Serbisë që po tradhëtonte interesin kombëtarë shqiptarë më servilizmin e tij ndaj Serbisë. Varri i tij vizitohet edhe sot nga pushtetarët serb. Për pushtet dha teritor shqiptarë edhe Ahmet Zogu(Shen Naumi). Në Librin Haki Taha në Kufi të Lëgjendës Autorët shpjegojnë me argumente servilizmin dhe përkuljen e turpshme të Enver Hoxhës ndaj Serbisë dhe rezistencën heroike në kufi të legjendës të shqiptarëve të Dardanisë. Autoret e nderuar sjellin shumë dokumente nga arkivat dhe librat e shkruara nga vet Enver Hoxha. Ky servilizëm nuk ka ndodhë vëtëm një kohë, por e ka përcjell pushtetin e Shqipërisë deri në vdekjën e Enver Hoxhës si skllav i servilizimit dhe gjunjëzimit të tij para Titos,Stalinit, Hrushqovit, dhe përfundon me Maocedunin. Gjysëm shkellulli jete skllav duke skllavizuar edhe shtetin shqiptarë, që nuk po ngritet as sot e kësaj dite nga pasojat e këti pushteti. Duket që kjo përkulje ka kaluar në ADN, e disa njerëzve për shkak të përcjelljes së stërgjatur të kësaj dukuria të rëndë, të sindromit të Stokholmit. Këta ndihmohën për të ardhur në pushtet nga Serbia dhe Rusia edhe sot.
Një shkresë që Enveri i shkruan Titos në vitin 1944 lëxohet tmerrëshëm përkulja e tij para Titos. “Ne asnjë herë nuk na munguar ndihma e juaj”. Tito porositë Enverin që të mos kërkoj Shqipërinë etnike. Mehmet Shehu i shkruan Dushan Mugoshës pasi që ai ishte kthyer nga Shqipëria:”Me duket që kemi mbetur pa nënë”. Po ecim ngadal në këmbët tona ashtu si na ke mësuar ti”. Por nuk mbetët pa shkruar as Nexhmia për të treguar dashurinë e madhe ndaj Mugoshës” Më keqardhje mora vesh largimin tuaj nga Shqipëria”. “Më erdhi keq që nuk munda të u takoj para ikjes”. Kjo përkulje po ndodhte në kohën e Masdakras së Tivarit. Ku po vritëshin shqiptarët jo vetën në Tivarë, por që nga Prizreni, gjatë tërë rrugës nëpër Shqipëri e deri në Tivarë. Vriteshin shqiptarët edhe në të gjitha trojet e tyre që nga lumi Drina, Sanxhaku i Nishit dhe deri Manastir, poashtu edhe në të gjitha pjesët e trojeve tona tani në Mal Të Zi. Traktati i Miqësisë me Jugosllavinë i nënshkruar në vitin 1946. Në kohën kur në viset shqiptare të mbetura jashtë Shqipërisë, Jugosllavia po torturonte, vriste dhe shpërngulte shqiptarët nga shtëpit dhe tokat veta. Kjo po ndodhëte me përkrahjen e komunistëve shqiptar që përkrahnin krimin serb në Kosovë. Bashkautorët, pa lodhje por më shumë kujdes kanë mbledhur dokumente nga librat, arkivat, dhe kujtimet e patriotëve që u vranë apo vdiqën nëpër burgje të Shqipërisë. Më 26.06.1946 Enver Hoxhës i akordohet dekorata më e lartë jugosllave “Urdhëri Hero i Popullit” për këtë nderë që po u bënte.
Autoret mblodhën dokumente origjinale për të ndriquar sa më mirë këtë epokë të tmerrëshme për shqiptarët. Gazeta zyrtare 10.02.1946 shkruan mbi dekorimin nga PKSH të e këtyrë kriminelëve gjakpirës të shqiptarëve:
1.Milladin Popoviqi” Urdhëri i Flamurit” dhe “Medaljen e Kujtimit”
2.Dushan Mugoshen: ” Urdhëri i Flamurit” dhe “Medaljen e Kujtimit”
3.Aleksander Rankoviqit” Urdhërin Ylli Partizan Kl.Parë”
4.Eduard Kardelit” Urdhëri i Flamurit”.
Ndërsa më 17.Mars 1948 shkruan që populli shqiptarë është i lidhur shpirtërisht dhe ekonomikisht me popujt e Jugosllavisë. Ku kërkon të i bashkohet federatës së Jugosllavisë. Autoret e respektuar në këtë Monografi krahasojnë me dokumente dhe argumente të qendrueshme servilizimin e udhëheqjes shqiptare para jugosllavëve pa u lodhur fare për atë, që shqiptarët e Dardanisë po masakroheshin, shpërnguleshin, burgoseshin pikërisht nga të dekoruarit e tyre. Për mes të figurës së Haki Tahës autorët treguan papërkulshmërin e shqiptarëve në Dardani, dhe shpërthimin e mllefit të tyre pikërisht aty ku duhet. Të kryetari i Komitetit të PKJ në Kosovë. Autorët më këto argumente shpjeguan në mënyrë mjaftë të kujdesëshme që shqiptarët nuk u ngritën kundër kolonizatorëve që ishin vendosur në Kosovë, ndoshta nuk ishte fare dëshira e tyre; por qellonin dirket në kokën e gjarpërit. Heroizmi i Haki Tahës kishte dridh jo vetë PKJ por edhe PKSH në Shqipëri. PKSH dhe PKJ shpallën tradhëtarë Haki Tahën që e vrau kriminelin Milladin Popoviq. Ndërsa shpallën mik të rëndësishëm Krimineli që po vriste sistematikisht shqiptaret, po kolonizonte Dardaninë anë e kënd. Për vrasjen e Milladin Popoviqit ishin marrë në pyetje dhe akuzuar shqiptarët e Dardanisë që gjëndeshin në Shqipëri si Qazim Vula nga Gjakova, por nuk ishin në gjëndje më të mirë as shqiptarët tjerë të Kosovës që ndodhëshin në Shqipëri.
Pas vrasjes së Haki Tahës në gjoksin e tij u gjet një flamur shqiptarë, me mbishkrimin“.
Kosova është e shqiptarëve vdekje tradhëtarëve”. Dekoratën e merituar Milladin Popoviqi e mori nga Haki Taha dhe ate në lule të ballit në vend të yllit partizan. Haki Taha në këtë ditë përfaqësonte kombin shqiptarë. Hakmarrjen në emër të nënave që vajtonin djemt e tyre. Ky ishte qendrimi i shqiptarëve të Dardanisë. Haki Taha e vulosi me gjakun e tij këtë vendim.
Kjo gjendje shumë e pa shpjegueshëme për shqiptarët jashtë kufirit të Shqipërisë nuk pushojë vetëm me kaq. Kjo vazhdoj deri sa Enveri ishte gjallë, një digresion është të Ramiz Alia i cili pranoj ushtrimin e ushtarëve nga Kosova në Shqipëri të komanduar nga Veterani Salih Çekaj. Pastaj kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Pjetër Arbnori zyrtarisht pranoj Pavarësinë e Kosovës. Ndërsa praktika e servilizimit dhe tradhëtisë kombëtare u rikthye në udhëheqjen e Fatos Nanos Kryeminister i Shqipërisë i cili erdhi në pushtet më shumë gjakderdhje të shqiptarëve të Shqipërisë, u gjunjëzua para Sllobodan Millosheviqit Kryetarë in Serbisë në takimin e tij në Kretë. Nano u kthye në rrugën e kolonës së tradhëtarëve të kombit shqiptarë: Toptani, Zogu, Hoxhës për ta vazhduar këtë kolonë me emra të Nano dhe tani të Rama. Po vazhdon edhe sot kur Edvin Rama kryeminister i Shqipërisë që gjunjëzohet para Aleksander Vuqiqit për kundër dëmëve që ai po i sjell shtetit të Kosovës më projktin e tij të marrë nga Fatos Nano për bashkimin e “Shqipërisë në Ballkanin e Hapur”. Këtyre udhëheqësve nga Shqipëria nuk ju penguan masakrat, publike në vitet 1948, 1956, aksioni i armëve,1968 burgosje masive dhe vrasje e studentëve dhe nxënësve të shkollave të mesme shqiptarë në Kosovë, kurse këtyre të fundit Nanos dhe Ramës as 450 masakra serbe ndaj shqiptarëve as 13.000 shqiptarë të vrarë, as 20.000 femra shqiptare të dhunuara, terë Kosovën e djegur apo të plaçkitur në vitet 1998-1999 dhe rreth një milion shqiptarë të ndjekur nga shtëpitë e tyre.
Meritojnë një falenderim të veçant autoret këtij libri i cili ka sjell në tavolinën e lexuesit shqiptarë këtë monografi që ndriçojë këtë histori të gabuar që solli shumë dhëmbje për shqiptarët anë e mbanë Gadishullit Ilirik. Ky libër ndriçon rrugën që duhet ta ndjekin udhëhqësit shqiptarë në këtë Gadishull Parajs që kohë pas kohe për shqiptarët u shëndërrua në ferr, herë nga Serbia me Turqinë e herë nga Serbia më Rusinë.Kjo dukuri duhet të studijohet dhe trajtohet në dy anët e kufirit,që të sherohemi një herë dhe përgjithmonë nga ky sindrom i rrezikshëm për kombin shqiptarë.
03.10.2022-Vrellë