[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Momenti kur zyrtari i Qeverisë kërkon para për të hequr një lëndë nga gjykata (Video)



Zahir Bajrami, drejtor i financave në Qeverinë e Kosovës, është arrestuar bashkë me djalin e tij, për marrje të 20 mijë eurove nga një person për heqjen e dënimit të shqiptuar me 3 vjet burgim.

Përkundër dhënies së parave, lënda e tij u kthye vetëm në rishqyrtim, raporton KTV.

Babë e bir janë arrestuar pasditen e djeshme, derisa njëri prej tyre ishte duke kryer veprën në një lokal të Prishtinës.

Kjo histori e ryshfetit kishte filluar në vitin 2012.

Zyra e kryeministri ka konfirmuar se do të marrë të gjitha masat ndaj këtij zyrtari.

http://www.dailymotion.com/video/x5baswe_arrestimi-mashtrimi_news