Gazeta i ka siguruar pamjet kur ka ndodhur sulmi ndaj menaxhmentit të ndërmarrjes “Trepça”. Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të “Trepçës”, Enis Abdurrahmani, dhe drejtori i administratës, Besim Haxhiu, janë sulmuar sot fizikisht në zyrat e kësaj ndërmarrjeje.
Abdurrahmani e ka akuzuar ish-kryeshefin e Trepçës, Rafet Ibishin, për këtë sulm, duke thënë se ky sulm kishte për qëllim dëmtimin e pronave të ndërmarrjes.
“Fatmirësisht ky sulm kaloi me pasoja shumë të vogla, lëndime të vogla te unë dhe bashkëpunëtorët e mi, por ka qenë një kërcënim shumë i rëndë dhe një kërcënim me qëllime të eliminimit dhe me qëllime të tjera që kanë pasur për qëllim që t’i dëmtojnë asetet dhe pronat e ndërmarrjes”.
VIDEO: