Momente paniku: Avioni me 90 pasagjerë goditet nga rrufeja, ekuipazhi merr vendimin urgjent

Një avion “EasyJet” u nis nga Milano për në Napoli, por iu desh të bënte një ulje emergjente në Bari pasi u godit nga rrufeja. Ekuipazhi dhe kapiteni i avionit u detyruan që të bënte ulje emergjente në aeroportin “Palese” në Bari.

Momente paniku ishin ato që përjetuan 90 pasagjerët në bord, të cilët fatmirësisht nuk u lënduan.

LEXO EDHE KETE

Momenti i përplasjes së dy aeroplanëve në Gjermani, vdesin të dy pilotët

Rrufeja, megjithatë, rrezikoi vazhdimin e sigurt të fluturimit dhe për këtë arsye komandanti, në marrëveshje me kullat e kontrollit, vendosi të kthehej në drejtim të Barit për të tentuar një ulje emergjente./Botapress.info/

ngjashme