[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Molliqaj i LVV-së: Të krijohet një Republikë e Re, të lirohet Haradinaj



Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka kërkuar lirim të menjehershëm të liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt. Molliqaj, ka shkruar se poashtu duhet të bëhet një Republikë e Re. Ai  nuk ka kaluar pa ja kutjuar AAK-së votimin e Pakos së Ahtisarit të cilën kjo parti politike e kishte votuar, njofton NewBorn.

Ja postimi i tij:

Dje dhe sot pati shumë reagime kundër arrestimit të Ramush Haradinajt në Francë. Përveç reagimeve, u dhanë edhe shumë propozime në lidhje me raportet e Kosovës me Serbinë.

Por, problemi nuk është tek propozimet e masave ndaj Serbisë, por tek kuptimi i vërtetë i marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Përderisa Serbia e sheh Kosovën si pjesë të saj, ndërsa luftën e UÇK-së si luftë kriminale, Kosova nuk e përmend askund në dokumentet e saj themeltare luftën e UÇK-së. Pra as në Kushtetutë, e as në Deklaratën e Pavarësisë. Dorën në zemër, në këtë pikë nuk ka qenë si duhet as vet AAK-ja (nuk e kanë kundërshtuar as Pakon e Ahtisaarit e as Kushtetutën e Kosovës dhe e kanë mbështetur bukur gjatë dialogun me Serbinë). E mos të flasim per partitë në pushtet.

Thirrja jonë duhet të jetë ndryshimi i Kosovës në raport me Serbinë e jo anasjelltas. Duhet të angazhohemi për një Republikë të Re që e njeh përpjekjen e popullit per çlirim dhe atë e ka bazë në dokumentet themeltare të shtetit. Vetëm një Republikë e Re është garant për lëvizjen e lirë të çlirimtarëve tanë.

Ramush Haradinaj duhet të lirohet menjëherë dhe pa kushte. Por edhe krijimi i Repubikës së Re është urgjent dhe i domosdoshëm.