Top diplomatja e Bashkimit Europian, Dederica Mogherini, i ka kërkuar presidentit të Shteteve të Bashkuara që të mos përzihet në politikat europiane, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.
Mogherini këtë deklaratë e ka bërë gjatë një vizite në Washington, e para që kur Donald Trump është bërë President.
Ajo ka thënë se gjatë takimit me Presidentin, është siguruar që SHBA-a të vazhdojë ta respektojë marrëveshjen me Iranin për armët bërthamore.