[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Moderatorja më në fund e thotë troç për futbollistin shqiptar…ka një vit pa bërë seks!



Einxhel Shkira ka qenë e ftuar në emisionin “Oktapod”, ku ka folur edhe për marrëdhënien e saj të shumëpërfolur me Bekim Balajn.

Për herë të parë moderatorja e ka pranuar troç se ka pasur diçka me futbollistin shkodran.

Shkira rrëfeu se sa i sikletshëm ishte për të momenti kur një gazetare publikoi një bisedë personale të saj me Einxhel, ku kjo e fundit i kishte rrëfyer me mirëbesim lidhjen me lojtarin shkodran.

Ajo është shprehur se nuk është ndjerë mirë kur e ka parë veten në faqet e gazetave dhe portaleve, ndërsa e pyetur sërish nga moderatori, Shkira ka thënë: “Ka patur diçka mes nesh…”

Nga ana tjetër, prezantuesja tha se këtë vit ka preferuar të qëndrojë vetëm dhe se nuk ka kryer marrëdhënie seksuale.

“Këtë vit nuk kam kryer marrëdhënie në asnjë vend, kam preferuar të rri vetëm”, ndërsa Hyska e ka “ngacmuar” se si ia del pa kryer marrëdhënie.

“Mësohesh”, ia ka kthyer Shkira duke qeshur.