[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Modelja tregon mashtrimin prapa fotografive në Instagram



Një modele e fitnesit ka treguar se sa mashtrues mund të jetë Instagram me 2 fotografi të bëra vetëm pak minuta ndërmjet.

Blogerja e fitnesit dhe themeluesja e FIT Body Guides, Anna Victoria postoi këtë fotografi në Instagram të hënën.

Në fotografinë e parë, ajo tregoi se ka një trup të mirë dhe të definuar duke u paraqitur në këmbë, kurse në foton e dytë ajo u paraqit ulur.

Me fotografinë e parë ajo dëshiroi t’u tregonte ndjekësve të saj se si duket 1% të kohës, kurse në foton e dytë ajo u tregoi se si duket 99% të kohës, transmeton Gazeta Express.

Me këto fotografi, modelja ka dëshmuar se sa mashtruese mund të jenë fotografitë që i shihni në Instagram dhe se modelet në fakt nuk janë ashtu siç duken në foto.