[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Mjeku zbulon misterin e flokëve të çuditshme të Trump (Foto)



Çfarëdo që mund të mendoni për politikat e tij,  me shumë gjasa të gjithë jemi dakort për faktin se flokët e tij janë shumë të çuditshme.

Madje shumë njerëz mendojnë se ato nuk janë flokët e tij të vërteta. Por mjeku i tij, Harold N Bornstein i cili ka qenë dhe është mjeku privat i Donalt Trump për më shumë se 37 vjet ka thënë për New York Times se Trump përdor një ilaç që quhet Propecia, për të parandaluar rënien e flokëve.

Sipas mjekut të tij, Trump përdor edhe një tjetër lloj ilaçi për të trajtuar shenjat rozë në fytyrë. Po ashtu ai përdor statin dhe lipide për të kontrolluar tensionin e lartë të gjakut dhe kolesterolin. Trump merr çdo ditë një aspirinë, për të parandaluar ndonjë sulm në zemër.