[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Mjegulla bllokon Shkupin, anulohen fluturime, aterime në Prishtinë e Ohër…



Për shkak të mjegullës në fushëgropën e Shkupit pjesa më e madhe e fluturimeve të parapara për sot në aeroportin “Aleksandri i Madh” janë anuluar ose janë ridestinuar. Janë anuluar fluturimet nga Stambolli, Lubjana, Beogradi dhe Cyrihu si dhe nisjet drejt Zagrebit, Barcelonës, Stambollit, Cyrihut, Vjenës, Bazelit, Lubjanës dhe Beogradit.

Një pjesë e aterimeve të parapara janë ridestinuar drejt aeroporteve në Ohër dhe Prishtinë, ndërsa një pjesë janë kthyer në destinacionet fillestare, tregojnë të dhënat e ueb faqes së koncesionarit të aeroportit TAV Maqedoni.

Lidhja Automote të Maqedonisë (LAMM), njoftoi se komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë kryesisht të thata në kushte dimri. Mjegull me dukshmëri prej 50 deri në 100 metra ka në akset rrugore Shkup – Milladinovc, Shkup – Katllanovë dhe Katllanovë – Veles.

Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, Katllanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnje -Bukovë./MIA/