[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Mirishahe Limani Hiler: Qasja ndaj problemeve në Kosovë kryesisht e gabuar



Të përkujtojmë se “krahu i luftës” jo vetëm që vjellë tash e 18 vite mbi vlerat e një kombi që duhej të mbahej në këmbë të veta, por ai shfaqetnë sipërfaqe tmerrësisht dominues i këtyre vlerave dhe ndjehet “patron” i një ushTrie që realisht nuk është “ pasuri shtetërore” që kalon nëprivatizim.

 

 

Kryesisht të identifikuara si krahu i luftës, formacionet politike të PDK-së dhe LDK-së kanë vërshuar dhunshëm një terren të etur ku edhe AAK kërkonte të lë gjurmë e cila poashtu krah lufte qëllimisht ka pretenduar të identifikohet më ndryshe nga dy të parat. Jo rastësisht, këto formacione politike edhe sot e kësaj dite “me gjelozi” synojnë të ruajnë në skenën kosovare këtë identifikim duke njollosur krahun tjetër që lirisht mund të quhet krahu i paqes.

Qytetarët kosovarë në vallen e një koalicioni qeverisës nga PDK dhe LDK edhe sot e kësaj dite sikur nuk arrijnë të realizojnë se bindjet e tyre që kishin në këto dy parti tani janë krejtësisht të thyera. Ata sikur nuk duan të pranojnë se pas një ndarjeje “nga lufta në paqë” kanë mbetur

peng i kujtimeve të vuajteve nëpër të cilat kishin kaluar gjatë periudhës së luftës në Kosovë. Medeomos, nostalgjik të një uniforme që e kishin ëndërruar me shekuj, ata nuk morrën mësimet e duhura pas zgjedhjeve të para. Ende vazhduan të besojnë se një pjesë e atyre që mbajtën pushkë do të vazhdojnë të bëjnë luftën në paqe.

Të përkujtojmë se “krahu i luftës” jo vetëm që vjellë tash e 18 vite mbi vlerat e një kombi që duhej të mbahej në këmbë të veta, ai shfaqet në sipërfaqe tmerrësisht dominues i këtyre vlerave dhe ndjehet “patron” i një ushtrie që realisht nuk është “ pasuri shtetërore” që kalon në privatizim.  Qytetarët kosovarë, fillimisht të lidhur me përvojat e tyre se faktorët ndërkomëtarë mund të ndryshojnë përditshmërinë që kanë, “e quan posht” votën e tyre saher që ajo duhej të kishte emër. Thjesht, nën mjegullën e shpresave të tyre ata asnjeher nuk arritën të projektojnë më larg se aty ku shihte edhe koalicioni qeverisës.

T’i besohet “ lufta në paqë” atyre që e dinin c’është “ lufta në male” ishte ndoshta mirënjohje e tyre se çfar mund t’i ofronin edhe të rënëve në beteja.  Qytetarët kosovarë sikur harruan se gjuha e komunikimit në luftë dhe në paqë shkruhet dhe flitet krejtësisht ndryshe.

 

 

Thjesht, si ka mundësi ta zëmë që Era Istrefin t’a dërgojmë në një garë ku duhet të jetë garuese Majlinda Kelmendi?

A është bërë vonë tani për të kuptuar se asnjë aleat ndërkombëtar nuk mërzitet për mirëqenjen sociale të qytetarëve kosovarë  të cilët nuk mund të arsyetohen assesi se kanë qasje të gabuar në kohë dhe momente të caktuara të shtetformimit të Kosovës?

Të hedhet një shikim më ndryshe, duke qenë të bindur se vlerat e lirisë së Kosovës i bartë çdo qytetar i saj mund të shpëtohet nga qeveria aktuale që qon vendin “ një hap përpara e dy mbrapa” tash e 18 vite.

A kanë ende nevojë qytetarët kosovarë të qëndrojnë spektatorë të një “ show” që luhet para syve të tyre? Sigurisht që jo. Qytetarët kosovarë duhet t’a kuptojnë se asnjë aleat i Kosovës dhe aq më pak BE nuk “qajnë kokën” të interesohen për tri katër “temat e mëdha” që qeveria aktuale i luan mbrenda territorit të Kosovës për të mbajtur “peng” një popull të tërë.

 

Vazhdon