Frazeologjia e njohur shqipe “e psh…rrjes se qershiave” është më e lashtë se politika, apo më e lashtë se Albin Kurti.
Por “psh….rrjen e qershiave” Albin Kurtit ia ka përmend në Kuvend Ganimete Musliu, e PDK-së në kuptimin se krejt ato veprime politike të qeverive të kaluara që i ke kundërshtu, tash po i pranon, pra krejt “qershiat që i ke psh…rrë, tash po kthehesh e po i han” shkruan Botapress.
“Qershiat e psh…rrta” ia ka përmend në një postim të tij edhe gazetari e opininisti Iliri Mirena, kryeparlamentarit Glauk Konjufca. Kjo për faktin se Konjufca ka marrë pjesë në emisionin debatues Rubikon në Klan Kosova, e të cilin televizion, Qeveria Kurti, para gati 1 viti, tentoi ta mbyllte fare.
Për më shumë ja postimi Mirenës në Facebook:
Glauk Konjufca paska qene mysafir ne Klan Kosova.
Dmth qenkan kthy ne televizionin e njejte qe ia paten pezullu licensen dhe ju referojshin si “Klan Kosova, Djakovica, Serbia”.
Kohe zgjedhjesh. Kane me i masakru qershiat…🙂