Mirena e quan bixhozgji Arbër Zaimin e Grupit të Tiranës

Analisti Ilir Mirena i ka reaguar Arbër Zaimit të Grupit të Tiranës pas shkrimit të tij lidhur me pakicat hungaraze në Sllovaki.

Zaimi kishe pyetur Lajçakun se pse edhe Sllovakia nuk po e krijon Asocacionin për gjysmë milioni hungarezë që jetojnë aty.

Ndërsa Mirena i ka reaguar atij duke e quajtur bixhozgji.

Këta bixhozgjinjte e krahut të Tiranës në VV e paskan ba një shkrim se si pakicës hungareze në Sllovaki po iu mohojkan të drejtat nga shteti i Mirosllav Lajçakut. Demek, hungarezet në Sllovaki si mos me keq. Dhe kështu, po aludojne që kjo t’i përplaset ftyres Lajçakut kur ai të kërkoje zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë“, shkroi Mirena.

Analisti Mirena ia ka dhënë atij edhe edhe dy këshilla.

“Nesër në Prishtinë sërish do të jetë për vizite Lajçak. Dilni protestoni para tij për të drejtat e hungarezeve atje, p.sh me parulla “Zajednicë për hungarezët në Sllovaki”, “Duam vende të rezervuara për hungarezët në Sllovaki” dhe çfarëdo tjetër që mund t’ju bie ndërmend për avancimin e të drejtave të hungarezëve në Sllovaki. Mendoj që ata e meritojnë përkrahjen nga Kosova, sepse vetë Hungaria i ka lënë pasdorë dhe nuk është duke u angazhuar për ta.

Këshilla e dytë, kërkesën për të drejtat e hungarezëve në Sllovaki shtojeni tek 6 kushtet për Zajednicën që i parashtroi Kurti në Kuvend javën e kaluar. Pra, kushti i 7’të për formimin e Zajednicës në Kosovë të jetë formimi i Zajednicës për hungarezët në Sllovaki”, shkroi ai.

 

ngjashme