Këtë edicion të Big Brother VIP Albania 2 përveç banorëve edhe opinionistët ishin tejet të komentuar nga publiku i gjerë që i shikonte. Opinionistja, Zhaklin Lekatari ishte ajo që u kritikua mjaft shumë për anshmëri dhe analiza të pasakta.
Zhaklina arriti që të marrë përsëri vëmendjen e opinionit. Kjo pasi ajo është duke qëndruar në Beograd të Serbisë, e duke postuar vazhdimisht pamje nga atje.
Që nga momenti i hyrjes së saj në territorin serb, ajo ka qenë aktive, duke postuar fotografi të shumta të vendeve, përfshirë dhe një të flamurit serb, duke shkruar “Mirë se vini” në atë fotografi.
Ndjekësit e saj nga Kosova dhe jo vetëm e kanë vërshuar me komente, duke e i kujtuar asaj gjenocidin serb në Kosovë.
Megjithatë, një gjë e tillë nuk i ka penguar Zhaklinës, e cila ka postuar fotografi edhe të një murali në Beograd, ku figuron portreti i rusit Albert Andiev, i njohur si një anti-shqiptar në vitet ’98-99./Botapress.info/