[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Minsitria e Arsimi thotë se i arrestuari në burgun e Dubravës nuk është punonjës i saj



Ministria e Arasimit përmes një sqarimi për media, ka mohuar se i arrestuari në Qendrën Korrektuese në Dubravë, deri sa po tentonte të fusë lëndë narkotike brenda hapësirës së tij.

MASHT në sqarimin e tij thekson:

Në mediat e vendit, dje është dhënë lajmi se një zyrtar i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë është arrestuar në Qendrën Korrektuese në Dubravë, duke tentuar të fusë lëndë narkotike brenda hapësirës së këtij burgu. Sipas kësaj informate, zyrtari i arrestuar është i punësuar në shkollën e kësaj Qendre në Dubravë.

Menjëherë pas publikimit të këtij lajmi, MAShT ka kërkuar nga Sektori i Inspektimit në Pejë që të marrë informata të detajuara rreth rastit. Sipas raportit të Inspektoratit Rajonal, personi i arrestuar nuk është zyrtar i MAShT. Ky person është mësimdhënës i gjuhës angleze në Shkollën e Mesme Teknike “Mithat Frashëri” në Gurrakoc të Istogut, paralelja e ndarë në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Pra, MAShT sqaron opinionin e gjerë se, personi i arrestuar nuk është zyrtar i Ministrisë (siç është raportuar), por është mësimdhënës i punësuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Istog.