[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ministrja Hoxha uron qytetarët me rastin e 9 vjetorit të Pavarësisë



Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e 9 vjetorit të Pavarësisë.

”Në këtë përvjetor të shpalljes së Pavarësisë, përgëzoj të gjithë qytetarët e Republikës sëKosovës, në veçanti, shpreh respektin tim të thellë ndaj të gjithë atyre që kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë tonë. Po ashtu, në këtë ditë feste, përgëzoj gjithë personelin e Ministrisë së Drejtësisë për angazhimin maksimal dhe fuqizimin e sundimit të ligjit”.

”Edhe në këtë përvjetor, shprehim përkushtimin tonë të sinqertë për procesin euro-integrues, duke qenë të bindur se kjo është e vetmja rrugë që siguron të ardhme me dinjitet, për neve dhe fëmijët tanë”.

Gëzuar dhe urime!/Botapress.info