Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti sot në takim ambasadoren e
Republikës së Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanović.
Bashkëbisedueset folën lidhur me intensifikimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërshtetëror në
fushën e ekonomisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë.
Ministrja Bajrami e informoi ambasadoren kroate rreth reformave ekonomike nëpër të cilat po
kalon vendi si dhe për zbatimin e prioriteteve që ndërlidhen me agjendën e integrimeve
evropiane, përfshirë edhe zbatimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim me BE-në.
Nga ana e saj, ambasadorja Kapitanović shprehu gatishmërinë e qeverisë kroate për të
mbështetur Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe institucionet e Kosovës në implementimin e
suksesshëm të masave që ndërlidhen me MSA-në si dhe në fusha tjera ekonomike.