• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Ministrisë i kërkohet që vajzave me shami mbi moshën 11-vjeçare t’u lejohet ta vijojnë mësimin

nga Bota Press
17 Maj, 2021
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Organizata “Kosovo Center for Peace” ka mbajtur konferencë për medie në lidhje me raportin e Departamentit Amerikan

Labinot Maliqi, drejtor ekzekutiv i kësaj organizate, i bëri thirrje ministres së Arsimit  Arbërie Nagavci, që të heq ndalesën që u pamundëson vajzave me shami të vijojnë mësimin në shkolla.

Tutje ai tha që shpreson që Qeveria e re të largojë këtë vendim të padrejtë, siç e quan ai, ndaj komunitetit mysliman.

Ai ka thënë se kërkese e tyre është që vajzave me shami mbi moshën 11 vjeçare t’u lejohet ta vijojnë mësimin

“Departamenti ka publikuar një raport i cili flet për gjendjen e lirive fetare, dhe një pjesë për Kosovën e përmend  padrejtësinë e madhe që i bëhet myslimanëve në Kosovë, e cila i ndalon dhe i privon pa të drejtë vajzat që të ndjekin mësimin për shkak të shamisë”.

“Ky vendim është më shumë se një dekadë dhe bie ndesh me të drejtat e njeriut, ne kemi kërkuar edhe më herët nga tre ministrat që të largohet dhe kjo ndalesë dhe privim që i bëhet pa të drejtë për shkak të shamisë, por fatkeqësisht as edhe një nga këta ministra nuk kanë pranuar nga ky diskriminim”.

“Unë dhe organizata jonë e falënderojmë departamentin amerikan për mbështetjen e vazhdueshme dhe këtë vendim të padrejtë që i pengon vajzat për të vijuar mësimin. Ne kemi kërkuar që kjo ndalesë të largohet, por me kufizim të moshës, pra të ndalohet deri në moshën 11 vjeç”.

“Ne kërkojmë që ta largojë sa më parë këtë ndalesë për vajzat dhe e kanë një mundësi ideale që ta vijojnë mësimin vajzat dhe të mos u privohet e drejta. Shpresojmë që qeveria e re të largojë këtë turp dhe këtë mohim të së drejtës”, tha Maliqi.

I pyetur për pritshmërinë e tij nga heqja e këtij vendimi nga Qeveria e re ai tha se kanë shpresa që të realizohet kërkesa e tyre.

“Nuk dëshirojmë të mendojmë që do bëjë diçka ndryshe, shpresat te kjo Qeveri i kemi shumë të mëdha”, theksoi tutje ai.

Tags: Ministria-shamia

Të ngjashme

Kosovë

“Po rren, friksohesh se të rrahin” – përplasen Qalaj e Bajqinovci

nga Bota Press
2 Qershor, 2023
Kosovë

Mbrëmja me shi e së premtës, çfarë moti do të mbajë në vikend?

nga Bota Press
2 Qershor, 2023
Kosovë

Rasti “Dehari”, KPMSHCK kthen në punë tre zyrtarët e MD-së

nga Bota Press
2 Qershor, 2023
Kosovë

Në këto vende nesër nuk do të ketë rrymë

nga Bota Press
2 Qershor, 2023


Lajmet e fundit

  • “Po rren, friksohesh se të rrahin” – përplasen Qalaj e Bajqinovci
  • MPB-ja publikon bilancin e sulmeve në veri: Protestat nuk janë të qytetarëve, por të milicisë fashiste
  • Mbrëmja me shi e së premtës, çfarë moti do të mbajë në vikend?
  • Rasti “Dehari”, KPMSHCK kthen në punë tre zyrtarët e MD-së
  • Në këto vende nesër nuk do të ketë rrymë

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.