Qeveria Kurti me digasteret e saj vazhdojnë të shpenzojnë para në furnizimet me vetura, shkruan IndeksOnline.
Sot, Ministria e Punëve të Brendshme, për blerjen e katër furgonëve për nevoja të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë (AKF) e ka shpërblyer me kontratë grupin e operatorëve me ofertën më të lartë “Scantech Kosova Motors J.S.C SH.A” në vlerë prej 239 mijë e 900 eurosh
Sipas specifikave të publikuara në platformën online të prokurimit E-prokurimi me këto mjete ministria do të furnizohet me 3 copë Suv Off Road 4*4(CSI Vehicle) dhe 1 kombi -furgon.