• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Ministria e Shëndetësisë publikon informata dhe rekomandime kundër fruthit

nga Bota Press
3 Mars, 2023
në Lajme, Shëndeti
ShareShareShare

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar disa hapa rreth parandalimit të rasteve të fruthit në Kosovë, duke kërkuar që prindërit ta respektojnë kalendarin e rregullt të vaksinimit në Kosovë.

MSh-ja ka shkruar për simptomat e fruthit, për komplikimet dhe trajtimin e kësaj sëmundjeje.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të ministrisë me informata dhe sugjerime:
Informata për Fruthin

Me qëllim të informimit të popullatës dhe parandalimit të rasteve të Fruthit në vendin tonë, duke marrë parasysh që raste të kësaj sëmundje së fundi janë regjistruar në shtete të ndryshme të botës, por dhe në vendet e rajonit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës, u bën thirrje prindërve që të respektojnë kalendarin e rregullt të vaksinimit në Kosovë dhe t’i vaksinojnë fëmijët e tyre kundër kësaj sëmundjeje.

Në Kosovë nuk ka për momentin raste të  konfirmuara të fruthit.

Vaksinimi i rregullt bëhet çdo ditë në njësitë e vaksinimit në çdo komunë.

Në kuadër të Programit të Zgjeruar të Imunizimit në Kosovë, prej vitesh është e përfshirë edhe vaksina kundër Fruthit, që jepet së bashku me vaksinën kundër Parotitit dhe Rubellës.

Fruthi është sëmundje virale shumë ngjitëse dhe e rëndë, që shkaktohet nga një virus i familjes Paramyxoviridae. Përhapet kryesisht përmes ajrit dhe spërklave dhe përmes kontaktit të drejtpërdrejtë. Virusi infekton traktin respirator dhe pastaj përhapet në organizëm.

Simptomat

Shenja e parë e fruthit zakonisht është temperatura e lartë trupore, që zakonisht fillon rreth 10 deri më 12 ditë pas ekspozimit ndaj virusit dhe zgjat nga 4 deri më 7 ditë. Shenja të tjera të sëmundjes janë rrjedhje nga hunda, kolla, sytë e skuqur e të përlotur dhe pika të vogla e të bardha në mukozën që e mbështjell zgavrën e gojës. Pas disa ditësh paraqiten puçrrat, kryesisht në fytyrë dhe në pjesën e qafës.

Komplikimet

Komplikimet janë më të shpeshta tek fëmijët në moshën nën 5 vjet ose tek të rriturit mbi 20 vjet. Si komplikime më të rënda janë: encefaliti (infeksion i cili shkakton ënjtje të trurit), verbërimi, diarre e rëndë e shoqëruar me dehidrim, infeksionet e veshit dhe infeksionet e rënda të organeve të frymëmarrjes, si për shembull pneumonia.

Kush është i rrezikuar?

Fëmijët e vegjël të pa vaksinuar rrezikohen më së shumti nga fruthi dhe komplikimet e tij, madje edhe nga vdekja si pasojë e fruthit.

Trajtimi

Nuk ekziston trajtim i posaçëm antiviral kundër virusit të fruthit. Prandaj, mbrojtja më e mirë është vaksinimi që në fëmijëri kundër kësaj sëmundjeje.

Parandalimi

Vaksina kundër fruthit është mënyrë më e mirë për Parandalim dhe kjo vaksinë është e sigurt, efikase dhe në vendin tonë jepet falas. Përdoret tashmë e 50 vjet.

Vaksinimi në Kosovë kundër fruthit, fillon tek fëmijët në momentin që fëmija mbush 12 muaj dhe jepet si dozë e kombinuar me vaksinën kundër Shytave (Parotitit) dhe Rubellës.

Që të sigurohet imunitet dhe që të parandalohet paraqitja e epidemive, rekomandohet marrja e dy dozave të vaksinës. Doza e dytë e kësaj vaksine (rivaksinimi) të kombinuar jepet tek fëmijët e moshës 6-7 vjeçe.

Vaksina ka efekt të lartë që shkon deri në mbi 95% mbrojtje për të vaksinuarit./Botapress.info/.

Tags: fruthiMinistria e Shendetesise

Të ngjashme

Lajme

Harta e re sizmike – E gjithë Shqipëria e rrezikuar nga tërmetet

nga Bota Press
28 Mars, 2023
Kosovë

Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër

nga Bota Press
28 Mars, 2023
Kosovë

Tërheqja e mjeteve Nga Trusti – Opozita sërish i kërkon ekzekutivit të lëviz

nga Bota Press
28 Mars, 2023
Kosovë

Zv-ministri i Mbrojtjes konfirmon aksidentin, thotë se është mirë më shëndet

nga Bota Press
28 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • Harta e re sizmike – E gjithë Shqipëria e rrezikuar nga tërmetet
  • Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër
  • Tërheqja e mjeteve Nga Trusti – Opozita sërish i kërkon ekzekutivit të lëviz
  • Zv-ministri i Mbrojtjes konfirmon aksidentin, thotë se është mirë më shëndet
  • Zgjatet afati i aplikimit për subvencione

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.