Kundër dy zyrtarëve të pezulluar është ngritur aktakuzë.
“Duke u bazuar në informimin nga Gjykata lidhur me Aktgjykimin me nr. PAKR 487/13 nga Gjykata e Apelit ku në pikën II të dispozitivit, dhe pasi aktgjykimi i ankimuar i Gjykatës themelore në Prishtinë P. nr. 709/12 është kthyer në rigjykim nga organet e drejtësisë, Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim për pezullimin nga puna me pagesë (50 % të pagës) të dy zyrtarëve të saj, B. F. dhe I. H. deri në një vendim tjetër”, është përgjigjur Ministria e Shëndetësisë në pyetjen e KALLXO.com rreth këtij rasti.
Ministria nuk dha detaje se për çka akuzohen zyrtarët në fjalë.
Ministria e Shëndetësisë ka pezulluar për shkak të aktakuzës edhe zyrtarë të tjerë të rastit “Stenta”. Në mesin e tyre është edhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë, Gani Shabani.