Ministria e Jashtme e Spanjës e ka përsëritur sërish sot se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Nga shtetit spanjoll kanë thënë se po presin epilogun e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, shkruan Gazeta Botapress.
Shteti i Spanjës nuk po planifikon që ta ndryshojë mendimin e saj sa i përket njohjes së pavarësisë së Kosovës. Për të arritur deri tek njohja e këtij shteti, shpresa mbetet deri tek normalizimi i marrëdhënieve Kosovës-Serbi.
Nga Ministria e Jashtme e Spanjës, në një përgjigje për RTV Dukagjinin, kanë thënë se nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës.
“Spanja mban qëndrimin e saj të mosnjohjes së deklaratës së pavarësisë të miratuar nga Prishtina në 2008 dhe mbron nevojën që çështja të zgjidhet përmes dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës. Në këtë rast, ne e konsiderojmë rifillimin e Dialogut si një lajm të mirë”, thuhet në përgjigjen e ministrisë së Jashtme spanjolle.
Spanja është njëri ndër pesë vendet anëtare të BE’së që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. /Botapress/