[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ministria e Infrastrukturës njofton se shumica e rrugëve dhe autostradës janë të kalueshme



Duke u bazuar nga të dhënat të cilat i kemi marrë nga terreni, pas reshjeve të fundit të borës, të gjitha rrugët rajonale dhe Autostrada “Ibrahim Rugova” janë të kalueshme.

Edhe pse reshjet e borës janë duke vazhduar Ministria e Infrastrukturës, ka angazhuar të gjitha ekipet në të gjitha rajonet e Kosovës, për mirëmbajten e rrugëve për të siguruar qarkullim normal të automjeteve.

Njëherit kërkojmë nga qytetarët e vendit tonë që të jenë të pajisur me paisjet dimërore si dhe të kenë kujdes gjatë vozitjës.