• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Ministria e Hajrullah Çekut shpall tender gati 100 mijë euro për intervenime emergjente në Rezidencën e Rugovës

nga Bota Press
21 Janar, 2023
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, që udhëhiqet nga Hajrullah Çeku, ka shpallur një tender për intervenime emergjente në Rezidencën e Presidentit Historik Ibrahim Rugova.

Sipas njoftimit për kontratë të publikuar në e-prokurim, vlera e këtij tenderi është rreth 100 mijë euro.

 

Osmani e Kurti nderojnë ish-presidentin Rugova

“Përmes kontratës Intervenime emergjente në Rezidencën Dr. Ibrahim Rugova – Prishtinë tentohet intervenimi sipas paramasës se bashkëlidhur dhe dokumentacionit tjetër përcjellës lidhur me projektin në fjalë Të gjitha intervenimet e parapara janë të paraqitura detajisht në paramasë”, thuhet në njoftim.

Kohëzgjatja e kësaj kontrate është 90 ditë, derisa afati i fundit për dorëzimin e ofertave për këtë tender është 3 shkurti.

Ndryshe, sot është 17 vjetori i vdekjes së Rugovës. Për homazhe te varri i tij sot kanë shkuar Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti.

Pas homazheve, Osmani tha se Rugova iu dha zë të gjitha kërkesave të drejta të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.

“Sot në këtë përvjetor të shkuarjes në amshim të atit themeltar të Republikës së Kosovës, presidentit historik, Ibrahim Rugova, e përkujtojmë me mall njeriun i cili i dha zë kërkesave të drejta të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi”.

“Natyrisht se është trashëgimia që ai la pas që na shërben si dritë udhërrëfyese në përpjekjet tona të pandalura për shtetin tonë dhe shtetin që u ndërtua me aq shumë mund e sakrificë të shumë burrave e grave të Kosovës”.

Osmani, mes tjerash, tha se ashtu siç Rugova ndërtoi miq e aleatë që e mbështetën Kosovën në ditët më të errëta ashtu do të vazhdojnë t’i ruajn këto aleanca në rrugën përpara të vendit.

“Ashtu siç diti presidenti Rugova të ndërtojë miq e aleatë që e mbështetën Kosovën në ditët më të errëta e të rënda ashtu do i ruajmë këto aleanca në rrugën tonë përpara përderisa Kosova vazhdon të përballet me sfida. I përjetshëm është kujtimi për të , trashëgimia e tij do të rrojë përherë edhe në brezat e ardhshëm”, tha presidentja Osmani.

Ndërsa, Kurti deklaroi se Rugova kujtohet për sjelljen e tij paqësore dhe humaniste, e po ashtu për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe kombëtarizimin e rezistencës.

“Bashkë me presidenten Vjosa Osmani-Sadriu vendosëm lule të freskëta dhe bëmë homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova, presidentit të parë të Republikës së parë të Kosovës dhe presidentit të parë të Kosovës së çliruar. 21 janari është ditë e ftohtë dhe është një ditë në të cilën teksa e përkujtojmë presidentin Rugova, e kujtojmë atë për qëndrimin intelektual, për sjelljen paqësore, për qasjen humaniste, për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe për kombëtarizimin e rezistencës”, është shprehur Kurti pas homazheve./Botapress.info

Tags: Hajrulla Cekurezidenca e Presidentit Rugova

Të ngjashme

Lajme

Hoti: Marrëdhëniet e Kosovës me ShBA-në janë të rëndësishme për ne, jo për ShBA-në

nga Bota Press
29 Janar, 2023
Botë

Ushtarët ukrainas mbërrijnë në Britani për stërvitje me tanket Challenger 2

nga Bota Press
29 Janar, 2023
Lajme

“A e pe çfarë manipuluesi është Maestro?”, Luizi dhe Bjordi bisedojnë

nga Bota Press
29 Janar, 2023
Diaspora

Nëndega e LDK-së për NRW-së ka një njoftim të rëndësishëm për anëtarësinë e vet

nga Bota Press
29 Janar, 2023


Lajmet e fundit

  • Hoti: Marrëdhëniet e Kosovës me ShBA-në janë të rëndësishme për ne, jo për ShBA-në
  • Ushtarët ukrainas mbërrijnë në Britani për stërvitje me tanket Challenger 2
  • “A e pe çfarë manipuluesi është Maestro?”, Luizi dhe Bjordi bisedojnë
  • Nëndega e LDK-së për NRW-së ka një njoftim të rëndësishëm për anëtarësinë e vet
  • Pejak për InDoks: E dimë nga burimet tona brenda Tuzit që paratë e Berishajt shkuan te Kurti

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.