Ministria e Drejtësisë ka sqaruar vendimin për mos vazhdim të kontratës të drejtorit të deritanishëm të Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, raporton Gazeta Botapress.info
Në një njoftim të ministrisë, bëhet e ditur se Gërxhaliu nuk është shkarkuar nga drejtimi i Institutit, por nuk i është vazhduar kontrata, pas skadimit të saj.
Gjithashtu bëhet e ditur se Ministria e Drejtësisë e ka caktuar Zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të IML-së sipas legjislacionit përkatës në fuqi.
Shkrimi i plotë:
Të nderuar,
Lidhur me pyetjet tuaja, ju njoftojme se Arsim Gërxhaliu është emëruar Drejtor i Përgjithshëm në Institutin e Mjekësisë Ligjore me vendimin nr. 22/62, dt. 28.08.2018 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, me mandat (3) tre vjeçar. Të njëjtit, sipas këtij vendimi, i ka skaduar mandati më 28.08.2021. Deri në emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të IML-së, Ministria e Drejtësisë e ka caktuar Zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të IML-së sipas legjislacionit përkatës në fuqi.
Gjithashtu ju njoftojme se emërimi i Drejtorit të Përgjithshëm të IML-së, do të bëhet në pajtim me dispozitat relevante të legjislacionit përkatës në fuqi për nëpunësit e nivelit të lartë drejtues.
Faleminderit per bashkepunim./Botapress.info/