• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Ministri Latifi flet nga New Yorku për planin për transformimin e shëndetësisë në Kosovë

nga Bota Press
7 Maj, 2022
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Rifat Latifi, ka shpalosur planin e tij të transformimit të shëndetësisë së Kosovës në Valhalla – Nju York, në konferencën shkencore të 19-të vjetore Louis R.M. Del Guercio – ku më parë Dr. Latifi ishte kryeshef i Departamentit të Kirurgjisë.

​Në këtë konferencë, ministri Latifi, mbajti ligjëratën kryesore të këtij takimi vjetor shkencor me titull “Zbutja e pabarazisë shëndetësore dhe transformimi i shëndetësisë së Kosovës, përmes Qendrave Klinike të Ekselencës”, nga këndvështrimi i kirurgut të traumës dhe Kryeshefit të Kirurgjisë dhe tash Ministër i Shëndetësisë së Kosovës.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë këtij prezantimi, ministri Latifi foli për sfidat e rindërtimit të sistemit shëndetësor të një vendi në tranzicion.

Ai tha para të pranishmëve se “rindërtimi i shëndetësisë së Kosovës duhet të bëhet në bazë të dhënave shkencore dhe kërkesave klinike si dhe në bazë të gjetjeve studimore, analizave të shumta të bëra nga agjenci të ndryshme studimi, përfshirës edhe ato ndërkombëtare”, duke përfshirë edhe studimin e iniciuar nga vet ministri Latifi me lidershipin e shëndetësisë në Kosovë.

​Të pranishmit në këtë konferencë treguan interes për shpalosjen para tyre të përvojës si ministër i Shëndetësisë së Kosovës dhe planifikimin për rindërtimin e një sistemi shëndetësor të bazuar në shtatë shtylla dhe 13 qendra të Ekselencës.

​Ministri Latifi me këtë rast është takuar edhe me Profesorin e Touro University,  Dr. Salomon Amar, ku të dy biseduan për bashkëpunimin e dy vendeve në fusha të ndryshme shkencore dhe mjekësore, si dhe çështje të tjera të bashkëpunimit midis Kosovës dhe Universitetit Toro, duke involvuar edhe kompanitë bioteknologjike të Izraelit dhe institucionet e tjera.

​Ministri Latifi, në kuadër të kësaj vizite të para zyrtare në SHBA, do të vizitojë të hënën më 9 maj spitalin Ushtarak Walter Reed dhe Qendrën e Simulimit të Armatës Amerikane në Uashington.

​Po ashtu, ai do të marr pjesë edhe në darkën për festimin e punëtorëve shëndetësor, të organizuar nga “Project Hope”.

​Më pas ministri Latifi, ai do të udhëtojë për në Universitetin e Arizonën, ku do të takohet me udhëheqësit e Kolegjit të Mjekësisë dhe Sistemit Spitalor Banner Health.

​Të gjitha këto takime, do të bëhen me qëllim të kërkimit të bashkëpunimit për implementim e Qendrave të Ekselencës, të parapara me programin gjithëpërfshirës të transformimit të sistemit shëndetësor të Kosovës

Tags: LatifiNew york

Të ngjashme

Botë

​Dorëhiqet kryeministri i Francës

nga Bota Press
16 Maj, 2022
Botë

Norvegjia, Danimarka dhe Islanda zotohen të mbrojnë Finlandën dhe Suedinë në rast sulmi

nga Bota Press
16 Maj, 2022
Botë

Rrjedh dokumenti: Vendeve të BE-së u kërkohet të përgatiten për ndërprerje të plotë të furnizimit me gaz rus

nga Bota Press
16 Maj, 2022
Kosovë

Nxënësi i klasës së katërt shkon në shkollë me një armë në brez

nga Bota Press
16 Maj, 2022


Lajmet e fundit

  • ​Dorëhiqet kryeministri i Francës
  • Norvegjia, Danimarka dhe Islanda zotohen të mbrojnë Finlandën dhe Suedinë në rast sulmi
  • Rrjedh dokumenti: Vendeve të BE-së u kërkohet të përgatiten për ndërprerje të plotë të furnizimit me gaz rus
  • Nxënësi i klasës së katërt shkon në shkollë me një armë në brez
  • Ballkanasit më shpesh në takimet e BE’së, Kosova e Serbia të normalizojnë raportet

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.