• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Ministri i Mbrojtjes: Shqipëria do të armatoset me antitankun më të mirë në botë

nga Bota Press
21 Maj, 2022
në Lajme, Shqipëri
ShareShareShare

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i pyetur në lidhje me një kërkesë të bërë nga Shqipëria pranë kompanisë amerikane “Lockheed Martin” në lidhje me një porosi për raketa moderne antitank “Javelin”, ka konfirmuar lajmin.

“Është në kuadrin e modernizimit të Forcave të Armatosura, rritjes se kapaciteteve tona që Shqipëria ka ne raport me NATO-n. Është e vërtetë që ne kemi porosinë tonë aty si pjesë e rrugëtimit tonë të rritjes së kapaciteteve të FA-së, rritjes së sigurisë dhe mbrojtjes së integritetit territorial të vendit tonë. Nuk është se ka lidhje me ndonjë kërcënim që të mos krijojmë panik, ne jemi një vend në NATO e kemi zgjidhur çështjen e sigurisë kombëtare, jemi një vend i mbrojtur. Ne do të vazhdojmë të ndjekim ritmin e NATO-s për t’u forcuar si pjesë e një aleance mbrojtëse. Theksoj se NATO nuk është kërcënim për botën, as për Rusinë e as për Rajonin sepse nuk ka për qellim të sulmojë, por ka për qëllim të garantojë mbrojtjen e vet”, tha Niko Peleshi.

Sa raketa janë blerë, në çfarë vlere dhe a është bërë publike kontrata?

“Unë po e bëj publike nëpërmjet kësaj deklarate, nuk është çudi pasi ne kemi edhe shumë procese dhe blerje të tjera nga partneri ynë strategjik, nuk e çmoj me vend që në këtë moment të flas për shifra, por bëhet fjalë për një sistem të ri, që është më i miri në botë”.

Fillimisht, njoftimi u bë nga kompania amerikane që prodhon këto armatime, “Lockheed Martin”. Sipas saj, kompania ka marrë një porosi nga Pentagoni prej 309 milionë dollarësh për prodhimin e mbi 1300 antitankeve të tillë, me fondet e siguruara nga ligji i miratuar së fundmi në SHBA për ndihma ushtarake ndaj Ukrainës, por edhe porosi nga disa shtete, si Shqipëria, Norvegjia, Letonia dhe Tajlanda.

“Po punojmë shumë për të realizuar porositë”, tha Dave Pantano, zv.presidenti i departamentit të prodhimit të sistemit Javelin.

Këto raketahedhës mbahen në shpatull nga ushtarët dhe peshojnë rreth 20 kg. Sipas Lockheed Martin, ato janë një rreze që arrin deri në 4 kilometra.

Këto armë janë bërë pjesë vendimtare e luftës në Ukrainë, të përdorura gjerësisht nga trupat vendase për të zmbrapsur sulmin e ushtrisë ruse në disa rajone, duke shkatërruar tanket e forcave armike. Deri tani, Ukraina ka marrë më shumë se 5500 raketahedhës të tillë dhe vendet aleate janë zotuar të dërgojnë edhe më shumë.

Të ngjashme

Lajme

Kosova në gjysmëfinale të Kampionatit Ballkanik

nga Bota Press
25 Qershor, 2022
Kosovë

Ministri i Financave mburret për vende të reja pune, i reagon nënkryetari i Prishtinës

nga Bota Press
25 Qershor, 2022
Botë

Njëri prej gjyqtarëve të Gjykatës Supreme në SHBA kërkon t’u mirren të drejtat homoseksualëve

nga Bota Press
25 Qershor, 2022
Ekskluzive

Ish luftëtarja e UÇK-së rrëfen historinë e saj: 18 vjeçe u nisa në luftë, sot ndjej keqardhje për bashkëluftëtarët

nga Bota Press
25 Qershor, 2022


Lajmet e fundit

  • Kosova në gjysmëfinale të Kampionatit Ballkanik
  • LDK: Këta që propagandonin “çkpapjen: sot po synojn kapjen e shtetit e Universitetit!
  • Ministri i Financave mburret për vende të reja pune, i reagon nënkryetari i Prishtinës
  • Deputetit të VV-së i vidhen mijëra euro të padeklaruara në shtëpi, thotë se disa ishin të baxhanakut
  • Njëri prej gjyqtarëve të Gjykatës Supreme në SHBA kërkon t’u mirren të drejtat homoseksualëve

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.