[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ministri i FSK’së takohet me presidenten kroate, Kolinda Grabar –Kitaroviq



Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës(Haki Demolli me ftesë të ministrit të Mbrojtjes së Kroacisë, Damir Krstiqeviq, po qëndron për një vizitë zyrtare në Kroaci për të marrë pjesë në panairin e 4-të të Mbrojtjes dhe Hapësirës Ajrore të Detit Adriatik(ASDA 2017), i cili mbahet në Split.

Demolli gjatë qëndrimit atje, zhvilloi një takim edhe me presidenten e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar- Kitaroviq.

 

Në takimin e përbashkët ministri Demolli dhe presidentja kroate, znj.Grabar –Kitaroviq, biseduan për marrëdhëniet e mira në mes dy vendeve,  me theks të veçantë në fushën e sigurisë, si dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer në mes Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Kroacisë.