[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ministri i Drejtësisë, Vasili zuri dashnore gruan e shokut pastaj e divorcoi dhe e mori për vete (Foto)



Akuza të rënda vijnë këtë herë nga Bledi Mane për Ministrin e Drejtësisë, Petrit Vasilin. Ky i fundit ka qenë i ftuar mbrëmë në “Opinion”, ku është pyetur nga Fevziu lidhur me deklaratën e Manjanit për dashnoret e ministrave që kanë fjetur në hotelin e Balilit.

Duke marrë shkas nga reagimi i Vasilit, Bledi Mane ka postuar një histori, ku pretendon se Petrit Vasili u gjet teksa kryente marrëdhënie me gruan e shokut të tij të ngushtë. Sipas Bledi Manes ngjarja ka ndodhur në 2005, ja çfarë shkruan ai:

Nga: Bledi Mane

E pyeste mbreme moderatori Blendi Fevziu ministrin me te ri te drejtesise Petrit Vasili:

-Keni dijeni per dashnoret e ministrave qe kane fjetur ne hotelin e Balilajt ne Sarande?…Petriti skuqej e perpelitej e gelltitej e sperdridhej.

Me 14 shkurt te vitit 2005, ne shtepine e avokatit te njohur Perparim Kalo ishte futur fshehurazi dashnori i gruas se avokatit, Sonja Popa. Sonja megjithese e martuar dhe nene e nje vajze, kishte kohe qe flirtonte me mjekun Petrit Vasili, shok i burrit te saj. Avokati si per dreq kthehet para kohe nga nje sherbim jashte vendit dhe gjen ne krevatin e tij bashkeshortor tek putheshin dhe palloheshin gruaja me shokun.

Ngjarja ishte e rende per dy familjet. Te turperuar deri ne palce, ekonomistja dhe doktori vendosen te divorcohen duke lene rrugeve bashkeshortet dhe femijet e tyre dhe qysh prej gati 11 vjetesh bashkejetojne te dy.

Petrit Vasili pasi erdhi ne pushtet per here te trete, sistemon edhe dashnoren me pune ne administrate. Sot Sonja Popa mban pozicionin e drejtoreshes se zhvillimit te turizmit ne Ministrine e Ekonomise.

Ndaj Blendi Fevziu ngulmonte kot dje mbrema kur pyeste Petrit Vasilin per muhabete dashnoresh. Titi nuk ka neovoje te shkoje deri te hoteli i famshem ne Sarande, Titi ta ben gjemen mu ne mes te Tiranes!!!