Ministri i Brendshëm i Bullgarisë, Boyko Rashkov, ka konfirmuar se 45 persona kanë vdekur pas aksidenti që ndodhi në autostradën e Strumës.
Ai i ka përshkruar si të tmerrshme pamjet nga vendi i ngjarjes.
“Trupat ishin të mbledhur brenda, të djegur, të bërë hi”, ka thënë Rashkova, raportojnë mediat, transmeton Klankosova.tv.
“Pamjet janë të tmerrshme, të tmerrshme. Nuk kam parë diçka të tillë më parë”.
Ai më tej ka thënë se ky është aksidenti më i rëndë me autobus që ka ndodhur në historinë e këtij vendi.
Deri më tani është e konfirmuar se nga pasagjerët që po udhëtonin me këtë autobusë janë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.