[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ministri i Brendshëm demanton Presidentin: Thaçi nuk dha urdhrin për ndalimin e trenit (Video)



Vendimi për ndalimin e trenit nga Serbia në Kosovë është marrë nga Policia e Kosovës. Deklarata e presidentit të vendit, Hashim Thaçi nuk qëndron, ka thënë ministri Skender Hyseni.

Ministri i Punëve të Brendshme ka thënë se edhe nëse do të ekzistonte një leje për kalimin e atij treni, ai nuk do të lejohej me ato lloj sllogane.

“Vendimi ka qenë që asnjë tren i atij lloji me ato sllogane të mos lejohet”, ka thënë ai në emisionin “Rubikon” të KTV-së.

Vendimi është marrë në momentin që është nisur treni, thotë Hyseni.

“As Presidenti, as kryeministri, as ministri i Brendshem nuk i jep urdhëra Policisë së Kosovës. Policia merr vetë vendime për veprime operative”, ka thënë ai.

http://www.dailymotion.com/video/x58udvu_s-hyseni_news