[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ministri Abrashi jep një lajm të mirë femrat e dhunuara gjatë luftës



 

 

Themelohet Komisioni Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës.

Me funksionalizimin e këtij Komisioni do të fillojë edhe procesi i aplikimit dhe verifikimit të statusit të viktimave të dhunës seksuale dhe më pas edhe kompensimi i tyre. Ky kompensim nuk do ta ofrojë drejtësinë e munguar, por do të jetë një mbështetje institucionale për këtë kategori të shoqërisë.

Kjo është një datë e rëndësishme për këto viktima sepse pas një periudhe të gjatë po fillon njohja dhe përkrahja e tyre, aq e mohuar deri më tani