[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Minististria e Infrastrukturës njofton qytetarët që të kanë kujdes në rrugën rajonale Pejë – Bogë



Ministria e Infrastrukturës njofton të gjithë qytetarët se në kilometrin e trembëdhetë të rrugës rajonale Pejë – Bogë ka pasur rrëshqitje të dheut.

Me gjithë atë, ky aks rrugor mbetet i hapur për qarkullim, ndërsa ekipet e MI-së dhe kompania e kontraktuar do të kujdestarojnë 24 orë çdo ditë, për të mirëmbajtur dhe pastruar këtë rrugë, në mënyrë që qarkullimin të zhvillohet pa problem.

MI i këshillon qytetarët për kujdes të shtuar gjatë udhëtimit në këtë pjesë të rrugës.